Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare/ Klopp buzëqesh më në fund, Liverpool siguron talentin portugez

Liverpooli ka zyrtarizuar afrimin e Fabio Carvalhos. Mesfushori ofensivnuk zbarkoi dot në “Anfield” në merkaton e janarit, pasi “The Reds” dështuan të regjistronin 19-vjeçarin e talentuar në ditën e fundit të merkatos.

Fulham fitoi të drejtën e kompensimit nga një gjykatë dhe do të përfitojë 5 milionë paund nga Liverpooli për kartonin e Carvahlos, edhe pse lojtarit luzitan i përfundon kontrata më 30 qershor.

Mund të konfirmojmë se Fabio Carvalho do t’i bashkohet klubit tonë këtë verë. 19-vjeçari do të përfundojë zyrtarisht kalimin te ‘The Reds’ më 1 korrik”, lexohet në komunikatën zyrtare të nënkampionëve të Anglisë.

Carvalho, i cili do të firmosë për pesë vite me Liverpoolin, debutoi me Portugalinë U21 në muajin mars. Lojtari ofensiv kontribuoi për rikthimin e Fulhamit në Premier League, duke shënuar 11 gola, teksa dhuroi edhe 8 asiste për shokët e skuadrës.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...