Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Pacquiao-Mayweather, projektohet dueli i madh në fund të vitit?

Ishte një nga duelet më të mëdha në historinë e botës së boksit, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë ekonomik. Dhe mund të përsëritet. Manny Pacquiao dëshiron të luftojë sërish kundër Floyd Mayweather Jr. Kështu deklaroi Sean Gibbons, kreu i MP Promotions. Gibbons thotë se dëshira e Pacquiaos për t’i vënë sërish dorezat është reale. Dhe ai do si rival “armikun e tij”.

Filipinasi mori pjesë në zgjedhjet presidenciale të vendit të tij, por nuk doli fitues. Tani ai është i gatshëm të kthehet në ring, pasi nuk e arriti objektivin në rrafshin politik.

“Senatori Pacquiao kërkon një tjetër ndeshje për ekspozitë kundër Mayweatherit. Nëse ai do të kthehet, do të ndodhë këtë vit,” – tha Gibbons për PlanetSport.

Mayweather ende nuk është prononcuar për këtë çështje, megjithëse promotori mendon se boksieri amerikan nuk është dakord me këtë ide të fundit.

“Do të doja ta shihja një duel të tillë, por Mayweather nuk dëshiron për shkak të egos së tij”, – tha fytyra e MP Promotions kur u pyet për palën tjetër.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...