Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Shko te Manchester United”, këshilla e ish-mesfushorit holandez për de Jongun

Me emërimin e Erik ten Hag trajner të Manchester United, është folur gjithnjë e më shumë për transferimin e Frenkie de Jong në “Old Trafford”. Këtë lëvizje të mundshme e nxit dhe një ish-lojtar i njohur holandez. Van der Vaart është shumë i qartë në atë që thotë. Ai këmbëngul se de Jong duhet të bashkohet me United, pasi e konsideron klubin anglez vendin ideal për bashkëkombësin e tij, sepse trajneri Erik Ten Hag mund të nxjerrë versionin më të mirë të mesfushorit.

“Nëse do të isha Frenkie, do të shkoja te Manchester United”, – u shpreh Van der Vaart, tashmë në rolin e analistit në “Ziggo Zport Voetbal”. – “Do të ishte, sigurisht, më idealja. Atje do të gjente një trajner që e di saktësisht se çfarë mund të bëjë dhe çfarë nuk mund të bëjë. United ka ende nevojë për cilësi”.

Krahas kësaj, van der Vaart beson se mesfushori mund të hedhë një hap cilësor në klubin anglez. “Ka lojtarë te Barça që mund të bëjnë të njëjtën gjë si Frenkie dhe ndoshta janë më të mirë se ai ose kanë performuar më shumë. Për sa kohë që ata të tjerët janë aty, ai nuk është në vendin e tij te Barcelona. Tek United Frenkie mund të luajë më shumë, sepse do të ishte i vetmi në llojin e tij”.

“Djajtë e Kuq” kanë bërë një lëvizje duke ofruar 60 milionë, plus 20 të tjera në formë bonusesh. Shifra që janë afër pretendimeve të Barcelonës.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...