Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ U aktivizua vetëm për penalltitë, “i çmenduri” që kualifikoi Australinë në “Katar 2022”

Ky është heroi i Asutralisë në sfidën play off ndaj Perusë, që përcaktoi skuadrën e parafundit pjesëmarrëse në “Katar 2022”. Quhet Andrew Redmayne, u fut në lojë në minutën e 120-të, në vend të portierit titullar Ryan, para se gjyqtari kryesor të përfundonte lojën dhe skuadrat t’i drejtoheshin goditjeve të penalltive.

Të kujton lëvizjen e trajnerit holandez, Luis van Gaal, në Botërorin “Brazil 2014”, kur në vend të portierit Cillessen, që luante titullar, aktivizonte Tim Krul, sepse ishte më i aftë për pritjen e 11-metërshave.

Andrew Redmayne, pjesë e Sidney FC, hyri në fushë, priti dy penallti dhe kualifikoi Australinë në Botëror. Lëvizjet e tij,  me një kërcim të çuditshëm, para se kundërshtari të ekzekutonte penalltinë, janë të një të çmenduri, por rezultuan efikase. Edhe festa, me një britmë të gjatë, duke pritur shokëve skuadrës që ta përqafonin, është disi e pazakontë. Australia e ka heroin e saj frymëzues për “Katar 2022”.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...