Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sulmuesi qëndron, Milani paguan 4.5 milionë € dhe gëzon Piolin

Junior Messias do të vazhdojë aventurën te Milani. Drejtuesit e kuqezinjve kanë arritur akordin me homologët e Crotones në lidhje me sulmuesin e djathtë brazilian.

Gianluca Di Marzio raporton se kampionët e Italisë kanë ushtruar të drejtën e blerjes së 31-vjeçarit për shumën e 4.5 milionë eurove (më e ulët se 5.4 milionë eurot e rënë dakord mes palëve verën e kaluar).

Messias zhvilloi 36 ndeshje në të gjithë kompeticionet sezonin e kaluar, duke regjistruar 6 gola dhe 3 asiste. Trajneri Stefano Pioli ishte ai që kërkoi blerjen e futbollistit latin.

Ndërkohë, te Milani po punojnë për të konfirmuar edhe Alessandro Florenzin, për të cilin duhen paguar rreth 2.7 milionë euro te Roma.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...