Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

FPF, merkato, LeBron James dhe mentaliteti amerikan/ Rrëfehet presidenti i Chelsea

Chelsea ka ndërruar pronësi, por situata financiare në klubin londinez nuk është aspak e mirë. Roman Abramovich hoqi dorë nga drejtimi i klubit anglez pas 19 viteve, gjatë së cilave fitoi 19 trofe, ku bien në sy dy Champions League.

Klubi u ble nga manjati amerikan Todd Boehly, i cili deklaroi se FPF (fair play financiar) do të ndikojë në merkaton e skuadrës së Thomas Tuchel. “Fair-play financiar ka filluar të ndihet dhe kjo do të kufizojë aftësinë për të blerë lojtarë me çdo çmim.

UEFA e merr seriozisht dhe do të vazhdojë ta marrë seriozisht. Ne mendojmë se gjurma globale e këtij sporti është vërtet e pazhvilluar. Ka katër miliardë tifozë në futbollin evropian.

Ka 170 milionë tifozë të NFL. Futbolli i klubeve merr një pjesë të parave nga mediet e NFL-së. Nëse shikoni LeBron James, për shembull, ai ka një aktivitet të tërë dhe një ekip të tërë të përkushtuar ndaj asaj që nuk ka të bëjë fare me fushën.

Mendoj se ka një mundësi për të sjellë një pjesë të këtij mentaliteti amerikan në sportet britanike dhe për t’i zhvilluar me të vërtetë ato“, deklaroi presidenti i ri i Chelsea. 4.25 miliardë paund i ka kushtuar blerja e klubit të Premier League biznesmenit, investitorit dhe filantropit amerikan.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...