Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Adeyemi nuk mjafton, Dortmundi ofron 33 milionë € për bomberin afrikan

Karim Adeyemi nuk mjafton për të zëvendësuar Erling Haaland në sulmin e Borussia Dortmund. Klubi gjerman ka piketuar një tjetër sulmues pasi siguroi shërbimet e talentit gjerman nga Salzburgu.

Objektivi i verdhezinjve quhet Sebastian Haller. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shkëlqyer me Ajaksin, ekip me të cilin realizoi 34 gola në 42 ndeshje, duke fituar Eredivisie për herë të dytë radhazi.

27-vjeçari ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Francës, ndërkohë që në nëntorin e vitit 2020 vendosi të garojë për kombëtaren e Bregut të Fildishtë (12 ndeshje dhe 4 gola).

Bild raporton se drejtuesit e Dortmundit kanë ofruar 33 milionë euro për kartonin e Haller, por Ajaksi kërkon 38, ndërkohë që shpenzoi 22.5 milionë euro për ta blerë nga West Ham në janarin e vitit 2021.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....