Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dy penallti të humbura, Partizani nuk ruan avantazhin ndaj modestëve sllovenë

Partizani ka zhvilluar sot miqësoren e dytë në tokën sllovene, aty ku po përgatitet për duelet e raundit të parë në Conference League përballë gjeorgjianëve të Saburtalo Tbilisi. “Demat” u përballën me Jadran Dekani, ekipin që u rendit në vend të 13-të në divizionin e dytë në Slloveni.

Trajneri Dritan Mehmeti e nisi sfidën me këtë formacionin titullar: Hoxha, Sota, Bitri, Belica, Hadroj, Marku, Rrapaj, Murataj, Hoti, Skuka, Cara. Valentino Murataj kaloi Partizanin në avantazh në mesin e pjesës së parë (23’). Vendasit kishin një shans të artë për të barazuar rezultatin katër minuta më pas.

Gjithsesi, Alban Hoxha priti penalltinë e akorduar për Jadran Dekani. Në minutat e para të pjesës së dytë u akordua një tjetër penallti. Këtë herë për Partizanin, por Bruno Telushi u tregua i pasaktë. Ekipi slloven përfitoi dhe shënoi golin që evitoi humbjen. Takimi i radhës miqësor, skuadra kryeqytetase do ta luajë përballë Mariborit, sfidë e programuar më 29 qershor.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...