Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Arsenal i pandalshëm në merkaton verore, “topçinjtë” pas talentit argjentinas

Arsenali është i pandalshëm në këtë merkato verore. “Topçinjtë” e Londrës kanë bërë goditje të bujshme dhe nuk kanë ndërmend që të ndalen. Së fundmi në media është raportuar se gjithçka është mbyllur për Gabriel Jesus, me sulmuesin që vjen si një përforcim me tepër vlera nga kampionët e Anglisë.

Ashtu siç raporton edhe gazetari Fabrizio Romano, klubi anglez është hedhur në sulm për Lisandro Martinez të Ajaxit. “Topçinjtë” kanë bërë ofertën zyrtare prej 40 milionë euro plus bonuese por nuk është pranuar nga klubi holandez, pasi ata dëshirojnë një ofertë prej 50 milion euro për ta lënë të lirë mbrojtësin.

Gjithashtu edhe Man United po monitoron situatën e lojtarit, pasi trajneri Ten Hag e njeh mjaft mirë lojtarin dhe dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij përsëri te “Djajtë e Kuq”.

Argjentinasi ka mbyllur sezonin e tij të katërt në Holandë dhe në sezonin e fundit në Eredivisie ai luajti 24 ndeshje duke shënuar një gol dhe tre asist për shokët e skuadrës.

24-vjeçari në fundin e sezonin u ndal nga një dëmtim por u rikthye përsëri në fushë me kombëtaren e Argjentinës, ku në fitoren 5-0 kundrejt Estonisë ai luajti 61 minuta.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...