Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ofertë interesante për Dani Alves, 100 mijë dollarë për çdo ndeshje të luajtur

Ndonëse me 39 vite mbi supe, Dani Alves nuk ka ndërmend të ndalet dhe është angazhuar maksimalisht të gjejë një tjetër skuadër, për të pasur mundësinë të grumbullohet për Kupën e Botës Katar 2022.

Së fundi mbrojtësit brazilian i ka ardhur një ofertë nga meksikanët e Pumas, të cilët kanë bërë një propozim mjaft interesant, që lidh pagën e Dani Alves direkt me performancën e tij në fushë.

Kështu bëhet fjalë për një pagë prej 100 mijë dollarësh për çdo ndeshje që futbollisti do të luajë në fushë, si dhe bonuse të tjera që lidhen me asistet dhe golat që do të mund të shënojë.

Gjithashtu janë ofruar edhe bonuse të tjera të rëndësishme, që lidhen me suksesin e skuadrës, ndaj Dani Alves po mendon seriozisht transferimin në Meksikë, pasi e ka të qartë se vetëm aktivizimi i rregullt do t’i mundësojë një ftesë për në Katar.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...