Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tjetër futbollist për Monzën, vjen edhe mesfushori i Juventusit

Monza mund të cilësohet padyshim “mbretëresha” e merkatos së kësaj vere në Itali, pasi ka sjellë tashmë 13 futbollistë dhe është shumë pranë firmës me një tjerë, duke ndryshuar thuajse totalisht skuadrën që e ngjiti sezonin e kaluar në Serinë A.

Kështu në pritje për të marrë mbrojtësin spanjoll Pablo Mari nga Arsenali, Adriano Galliani ka arritur marrëveshjen me Juventusin për huazimin e mesfushorit Nicolo Rovella, i cili iu bashkua bardhezinjve këtë verë nga Genoa.

Rovella kreu fazën përgatitore nën urdhrat e Allegrit, por duket se nuk është ende gati të veshë fanellën bardhezi, ndaj drejtuesit e Juves kanë vendosur ta huazojnë për një sezon te Monza, në mënyrë që të mund të fitojë akoma më shumë eksperiencë.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe tani priten vetëm vizitat mjekësore, para se Rovella të vihet zyrtarisht nën urdhrat e trajnerit Stroppa. Mesfushori bëhet i fyti lojtar që vjen nga Juventusi te Monza, pasi më herët u huazua edhe Filippo Ranocchia.

Lista e lojtarëve të afruar nga Monza:
Portierë: Cragno dhe Sorrentino
Mbrojtës: Andrea Ranocchia, Carboni, Birindelli, Marlon, Pablo Mari
Mesfushorë: Sensi, Pessina, Filippo Ranocchia, Warren Bondo
Sulmues: Caprari, Petagna

Në pritje të zyrtarizimit: Rovella dhe Pablo Mari

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...