Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Refuzoi largimin sezonin e shkuar, Reali “i fshin” një sezon “zëvendësuesit” të Ronaldos

Mariano Diaz është kthyer në një çështje te Real Madrid.

Sulmuesi është jashtë planeve të trajnerit Ancelotti dhe tashmë lojtari duhet të gjejë një destinacion të ri. Por, nuk është gjithçka e lehtë.

Sulmuesi u rikthye te Real Madrid në verën e vitit 2018 për shumën e 21.5 milionë eurove, pas kërkesës së trajnerit, Lopetegui për të pasur në organikë një zëvendësues të Karim Benzema, pasi ishte larguar nga skuadra edhe portugezi Cristiano Ronaldo.

Në vitin 2019, Diaz pranoi rinovimin e kontratës aktuale e cila skadon në qershorin e vitit 2023 dhe verën e kaluar, lojtari refuzoi shumë oferta duke prishur planet e madrilenëve, të cilët tani kërkojnë t’i kthejnë reston.

Në këtë merkato, disa skuadra nga La Liga kanë shfaqur interes për shërbimet e 29-vjeçarit, por Real Madrid i ka refuzuar të gjitha dhe nuk trembet nga ideja se, verën e ardhshme do ta humbasë me parametra zero.

Mariano Diaz vlerësohet në treg rreth 10 milionë euro, por ofertat në këtë merkato nuk kanë tejkaluar pragun e 6 milionë eurove, por as kaq nuk ka mjaftuar për të tunduar drejtuesit e kampionëve të Spanjës.

Në pesë sezone, Mariano numëron vetëm 59 ndeshje, në të cilat ka realizuar 7 gola, por në këtë edicion të ri, sulmuesi pritet të “zhduket” nga harta e Real-it dhe Ancelotti-t.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...