Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Leeds e Evertoni ndajnë pikët, Fulhami thyen Brightonin

Leeds United dhe Evertoni ndanë pikët në “Elland Road”, kur të dyja skuadrat shënuan nga një gol, miqtë nga Liverpooli në pjesën e parë dhe vendësit në fraksionin e dytë. Të parët realizuan të parët me Gordon në minutën e 17-të, ndërsa kundërpërgjigjja e Leedsit erdhi në minutën e 55-të me Sinisterran, përforcimin e kësaj e kësaj merkatoje verore.

Me të njëjti rezultat 1-1 përfundoi edhe përballja mes Crystal Palace dhe Brendtfordit, ku luan (sërish në stol në këtë ndeshje) Thomas Strakosha. Zaha kaloi në epërsi vendësit në minutën e 59-të, por miqtë barazua me Wissa 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Ndërkohë Fulhami mori fitoren e dytë në këtë fillim sezonit, këtë herë përballë Brightonit. Golin që zhbllokoi takimin e shënoi Mitrovic sapo nisi pjesa e dytë e pak çaste më vonë Dunk divijoi në portën e tij për golin e 2-0. Mac Allister realizoi me penallti golin e vetëm të Brightonit në minutën e 60-të.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....