Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

E pabesueshme! U vonua shumë në tualet, skualifikohet nga gara

Nicolas Moreno de Alboran, një tenist 25-vjeçar amerikan, po garonte në turneun Challenger të Sevillas kundër Federico Delbonis. Të dy tenistët kishin fituar nga një set kur amerikani kërkoi të shkonte në tualet. Moreno de Alboran kishte pak pasi kishte barazuar takimin kërkoi të tërhiqej përkohësisht për nevoja personale.

Tenisti nga New Jorku u kthye në fushë pas 10 minutash dhe kur tentoi të riniste setin e tretë, gjyqtari i karriges e informoi se ishte skualifikuar nga turneu për mungesë në fushë për një kohë të gjatë.

Të dy tenistët biseduan për disa sekonda në fushën qendrore të Klubit të Tenisit Sevilla, por vendimi ishte i parevokueshëm dhe Federico Delbonis ishte tenisti që kaloi në turin tjetër.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...