Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rekord absolut/ 15 vjeç e 181 ditë, lojtari më i ri që debuton në Premier League

Ethan Nwaneri, futbollist i Arsenalit, u hodh në fushë në minutën e 91-të për të zëvendësuar Fabio Vieiran në ndeshjen kundër Brentfordit në javën e tetë të elitës së futbollit anglez për t’u bërë lojtari më i ri që ka debutuar në historinë e Premier League-s: 15 vjeç e 181 ditë.

“E takova djalin. Më pëlqeu shumë ajo që pashë. Edhe stafi i akademisë më dha informacione shumë të mira për të. Ai është stërvitur dy herë me ne. Dje duhej të vinte sepse kishim shumë dëmtime. Pata ndjesinë se po të vinte mundësia, do t’ia jepja. Dhe sapo e bëra”, – shpjegoi trajneri i tij, Mikel Arteta, pas ndeshjes.

“Ne duam të ta japim mundësinë kur ke talent, kur ke personalitet dhe kur ke lojtarë që e duan shumë atë që bëjnë dhe nuk kanë frikë”, – tha më tej trajneri.

“Të gjitha vendimet që marrin janë për klubin, sepse besojmë se ata kanë një talent që duhet të zhvillohet në dy-tre vitet e ardhshme. Do të shohim se si do t’ia dalim. Se sa larg do të shkojë, është në dorën e djalit.”

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...