Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Situatë e paprecedentë te Spanja, 15 futbolliste kërcënojnë Federatën: Largo trajnerin ose ikim ne!

Një situatë e paprecedentë është duke u zhvilluar në orët e fundit tek kombëtarja e Spanjës për femra. 15 prej vajzave që grumbullohen rregullisht me “La Roja”, nëpërmjet një e-maili të dërguar Federatës, kërkojnë me ngulm largimin e trajnerit Jorge Vilda, me arsyetimin se fryma në dhomat e zhveshjes apo edhe në stërvitje nuk është ajo e duhura. Madje, kërkesa mund të cilësohet pa frikë edhe si një kërcënim për Federatën, pasi në përmbajtjen e e-mailit, 15 vajzat e kanë bërë të qartë se nëse Vilda nuk largohet, atëherë janë ato që do të largohen nga kombëtarja.

Një situatë e tillë ka bërë që Federata të reagojë me shpejtësi ndërsa thekson se asnjë prej lojtareve nuk mund të kërcënojë apo të vendosë atë çfarë ndodh në kombëtare. “Federata njofton se ka marrë 15 e-mail nga 15 vajza të kombëtares që kërkojnë shkarkimin e trajnerit duke theksuar se gjendja aktuale e kombëtares prek shëndetin emocional të tyre. Por, Federata nuk do të lejojë që lojtaret të vendosin në pikëpyetje trajnerin e kombëtares dhe stafin e tij, pasi nuk kanë fuqi vendimmarrje për të tilla vendime. Federata nuk do të pranojë asnjë lloj presioni, këto manovra janë larg vlerave të sportit dhe cilësohen të dëmshme.

Të mos marrësh pjesë në kombëtare cilësohet si një akt i rëndë dhe ka skualifikime që shkojnë nga dy deri në pesë vite. Federata kërkon që në fushë të ketë vetëm lojtare të përkushtuara edhe nëse do të duhet të luajmë me të rejat. Tashmë, ky veprim nuk ka të bëjë vetëm me sportin, por edhe me dinjitetin, përfaqësuesja nuk është e negociueshme. Është një situatë e paprecedentë si në futbollin e femrave ashtu edhe në atë të meshkujve.

Kombëtarja ka nevojë për lojtare të përkushtuara dhe që e duan fanellën e ndihen krenarë me të. Lojtaret që kanë ndërmarrë një akt të tillë do të mund të rikthehen vetëm nëse kërkojnë falje dhe pranojnë gabimin e tyre”, shkruhet në njoftimin e Federatës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...