Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Pretendoi se fitoi 20 milionë dollarë, Mayweather sulmohet nga ish-“ylli” i UFC-së

Floyd Mayweather po mendon për përballjen e radhës të ekzibicionit, që do të zhvillohet më 13 nëntor kundër “youtuber’-it Deji, në Dubai. Vetëm pak ditë më parë, Mayweather u ndesh me Mikuru Asakura, një luftëtar japonez i MMA-së. Amerikani siguron se ka fituar 20 milionë dollarë nga kjo ndeshje ekzibicioni, por për këtë pohim ka marrë akuza të forta.

“Floyd pretendon se mori 20 milionë dollarë për këtë ndeshje. Për atë që bëri në Japoni, ai mori 8 milionë dollarë,” – thotë “ylli” në pension i UFC-së, Chael Sonnen, në kanalin e tij në YouTube, i cili ka 1 milion abonentë.

Sonnen shkoi më tej në denoncimin e tij ndaj “Money”: “Kam detyrimin gazetaresk t’ju ​​informoj se në fakt janë 8 milionë dollarë dhe po e teproni. I dhanë 8 milionë dhe e bënë të lexojë skenarin. Nuk kishte për t’u stërvitur, sepse skenari ishte në anën e tij.”

Mayweather e bëri të qartë pas duelit të fundit se nuk ka në plan t’i kthehet boksit profesionist. Ai do të ngjitet në ring vetëm në raste duelesh ekzibicioni.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...