Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Nations League/ “Final Four”, katër skuadrat që do garojnë për trofeun dhe zhgënjimet e këtij sezoni

Edicioni i tretë i Nations League ka hyrë në fazën më interesante të saj, me fazën finale.

Mbrëmjen e të martës, ky kompeticioni mbylli fazën e grupeve, ndërsa në Ligën A, skuadrat e renditura në vendin e parë, katër prej tyre do luajnë për trofeun e këtij sezoni në “Final-Four”.

Kroacia, Spanja, Holanda dhe Italia, janë katër skuadrat finaliste, me “Tulipanët” dhe Iberikët” të cilët prekin këtë fazë për herë të dytë, ndërsa Kroacia dhe Italia do të debutojnë në këtë fazë.

Nënkampionët e Botës u renditën në vendin e parë në Grupin 1, duke lënë pas Danimarkën, me vetëm 1 pikë diferencë, ndërsa Franca bëri hapin fals duke u renditur në vendin e tretë, ndërsa në fund u pozicionua Austria, që zbret në Ligën B.

Në Grupin 2, Spanja dhe Portugalia diskutuan kreun deri në frymën e fundit, por Alvaro Morata vulosi fatet e këtij grupi, me sulmuesin e Atletico Madrid që realizoi golin e vetëm në sfidën e fundit të grupit në tokën portugeze. Cristiano Ronaldo me shokë nuk ia dolën të riktheheshin përsëri në fazën finale, ndërsa Zvicra evitoi rënien dhe diçka të tillë ia faturojë Çekisë, e cila zbriti një ligë më poshtë.

Grupi 3 ishte me të vërtet fantastik. Italia e Mancini-t, Kampionët e Europës gjithashtu siguruan vendin e parë në ndeshjen e fundit, në tokën hungareze. Këta të fundit, Hungaria ishin padiskutim skuadra më e bukur e këtij edicioni, pasi të besuarit e Marco Rossi-t mundën bindshëm ekipe si Gjermania dhe Anglia. Katër herë kampionët e Botës nuk shkuan më shumë se vendi i tretë, ndërsa Anglia, edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën B dhe ky ishte padiskutim lajmi i këtij sezoni.

Në Grupin 4 kishte pak histori, me Holandën që dominoi totalisht. Në gjashtë ndeshje, “tulipanët” u ndalën vetëm një herë, në barazimin 2-2 kundër Polonisë, ndërsa fituan 5 herë duke kryesuar bindshëm dhe me meritë. Në vendin e dytë u rendit Belgjika, e pas saj Polonia, ndërsa në vendin e fundit u rendit Uellsi, që në fund ishte dhe përfaqësuesja më e dobët e Ligës A, pasi në gjashtë ndeshje mori vetëm 1 pikë, si aksush tjetër.

Holanda dhe Spanja rikthehen kështu në fazën finale, por duhet theksuar se të dyja përfaqësueset kanë luajtur nga një finale, Holanda në edicionin e parë u mund nga Portugalia, ndërsa sezonin e kaluar Spanja u mund nga Franca.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...