Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Conte “djeg” Milanin dhe Romën për mbrojtësin 20-vjeçar, Tottenham ka gati 30 milionë euro

Tottenham në këtë sezon nën drejtimin e Antonio Contes është një skuadër dukshëm e përmirësuar dhe në fushë është shfaqur konkurruese, megjithatë për të bërë një hap më të madh, duket se ende ka nevojë për ndryshime në organikë. Ndeshja e fundit ndaj Arsenal e vërtetoi më së miri diçka të tillë, sidomos kur vjen puna te reparti difensiv.

Pikërisht, një mbrojtës është objektivi i radhës në merkato për teknikun italian të Tottenham. I preferuari i anglezëve është lojtari i Bayer Leverkusen Piero Hincapie i datëlindjes 2002. Në këtë sezon, mbrojtësi është shndërruar në një titullar fiks të “aspirinave” duke koleksionuar deri më tani nëntë paraqitje me fanellën e skuadrës gjermane.

Për atë që konsiderohet si një nga talentët e mëdha të mbrojtjes, Tottenham është e gatshme të shpenzojë deri në 30 milionë euro. Një shumë e cila konsiderohet e mjaftueshme edhe për të mposhtur konkurrencën e klubeve italiane si Milan apo Roma që gjithashtu janë duke ndjekur nga afër zhvillimin e lojtarit ekuadorian.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...