Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Presidenti i Lyon, kunja Chelsea-t: Nuk jam miliarder që ta shkarkoj trajnerin

Jean-Michel Aulas nuk ka ndërmend ta shkarkojë trajnerin Peter Bosz pavarësisht se Lyon humbi ndeshjen e katërt radhazi në kampionat të dielën.

Duke folur për mediet franceze, ndërsa pret ndryshimin e kursit në ndeshjen ndaj Toulouse, Aulas thekoi se nuk është miliarder që ta shkarkojë trajnerin.

“Jemi shumë të zhgënjyer për humbjen e katërt radhazi, por nuk jam këtu për të bërë revolucionin. Unë nuk jam miliarder, si ai që shkarkon njeriun që fitoi Champions Leaguen, si kreu i Chelsea-t. Mendoj fillimisht në interes të klubit, pastaj trajneri do të qëndrojë. Njerëzit mendojnë se është vetëm përgjegjësia e tij, por është plotësisht e ndarë me atë të lojtarëve dhe atë të presidentit.”-tha ai.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...