Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Seedorf e Milito akuza Barçës: Protestojnë gjithmonë, për t’i bërë presion arbitrit

Direkt nga “Camp Nou”, ku pritet të startojë sfida mes Barcelonës dhe Interit, dy ish futbollistë të zikaltërve, Clarence Seedorf dhe Diego Milito, nuk kanë ngurruar të thumbojnë katalanët për protestat e ashpra mbi arbitrimin e një jave më parë në Milano.

“Protesta ndaj arbitrit bën pjesë në kulturën e tyre dhe nuk më habit. E kanë bërë gjithmonë dhe për Xavin është një sjellje që e ka pasur edhe si fuitbollist. Shkojnë gjithmonë te arbitri,për ta vënë nën presion”, u shpreh Seedorf.

“E vërtetë, për Barcelonën protestat janë sistematike. Kujtoj mbrojtësit që bënin nga 40 metra sprint për të shkuar në anën tjetër të fushës dhe protestuar te arbitri. Nuk më pëlqen kjo lloj sjelljeje, sidomos kur bëhet nga trajneri, që më pas nervozon edhe futbollistët e tij”, u tha Milito.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....