Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ I ikën truri, shihni çfarë i bën arbitrit kryesor lojtari i Kombëtares!

River Plate u mposht 1-2 në “Monumental” përballë Rosario Central, skuadër që drejtohet nga Carlos Tevez në pankinë. Djemtë e Marcelo Gallardos krijuan volum të madh loje, krijuan raste të shumta, por portieri i ekipit mik ishte në formë fantastike dhe i dhuroi pikët maksimale ekipit të tij me pritjet e kryera.

“Los Millonarios” i dhanë fund ecurisë pozitive prej katër fitoresh radhazi dhe humbën një mundësi të mirë për t’iu afruar vendin të parë në kampionatin argjentinas që mbahet nga Boca Juniors. Distanca me armiqtë e përjetshëm ka shkuar katër pikë, me “Xeneizes” që kanë luajtur një ndeshje më pak.

Fundi i takimit solli edhe tërbimin e Juan Fernando Quintero. Lojtari i Riverit u në protagonist i një gjesti aspak pozitiv ndaj kryesorit të ndeshjes, teksa u ndëshkua menjëherë me karton të kuq duke lënë Riverin me një lojtar më pak në momentet që po tentonte golin e barazimit.

29-vjeçari kolumbian humbi qetësinë dhe nuk i kurseu duart ndaj arbitrit. Tani pritet të marrë një pezullim të madh nga Federata Argjentinase e Futbollit për veprimin e kryer, diçka aspak e patolerushme, edhe pse skena të tilla janë “normale” në futbollin latin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...