Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

I treti për një muaj, FSHF nis nga puna për organizimin e turneut të radhës

Federata Shqiptare e Futbollit po bëhet gati të organizojë një tjetër turne europian të UEFA-s, i treti radhazi brenda 30 ditëve. Bëhet fjalë për turneun ‘UEFA Development’ për moshën U-15 për djem, që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 2-7 nëntor. Ky është një turne zhvillimor që i jep mundësinë futbollistëve të vegjël kuqezi të masin forcat me bashkëmoshatarët e tyre.

Në bashkëpunim me FSHF-në, UEFA ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen të gjitha në Shqipëri, teksa veç ekipit tonë kombëtar do të marrin pjesë edhe Sllovakia, Ishujt Faroe dhe San Marino, që do të grumbullohen në Shqipëri. Të gjitha sfidat do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz në datat 2, 4 dhe 7 nëntor.

Shqipëria U-15, e drejtuar nga Armand Dama do të nisë grumbullimin nga e premtja e 28 tetorit në Durrës, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore në prag të këtij turneu të rëndësishëm e zhvillimor për këtë grupmoshë.

Turneu do të nisë më 2 nëntor, me Shqipërinë që do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Ishujve Faroe në ora 10:30, ndërsa në po të njëjtën ditë, Sllovakia do të sfidojë San Marinon në ora 13:30. Takimet e dyta të këtij turneu do të luhen më 4 nëntor, me sfidën Shqipëri-Sllovaki që do të zhvillohet në ora 10:30, teksa Ishujt Faroe do të luajnë ndaj San Marinos në ora 13:30.

Sfidat e fundit në grup do të luhen më 7 nëntor, me kuqezinjtë e vegjël që do të përballen me San Marinon në ora 13:00 ndërsa Ishujt Faroe do të luajnë ndaj Sllovakisë në ora 10:00.

Në ditët në vijim do të bëhet publike edhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Armand Damo. Vlen të theksohet se gjatë këtij viti, stafi i ekipit kombëtar U-15 me në krye teknikun kuqezi kanë zhvilluar grumbullime e seleksionime, duke testuar lojtarë të shumtë, por edhe sfida miqësore. /fshf.org

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...