Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Asllani zyrtarisht interist në shkurt, Inzaghi: Ai po rritet, por s’duhet harruar një gjë

Interi po kalon një moment shumë të mirë. Ndaj Sampdorias (3-0) erdhi fitorja e katërt radhazi në Serie A, ndërkohë që në mesjavë u arrit edhe kualifikimi mes 16 ekipeve më të mira në Champions League.

Simone Inzaghi komentoi edhe situatën në mesfushë. Marcelo Brozovic vijon të jetë i dëmtuar, Kristjan Asllani ka përfituar pak minuta (206) si zëvendësues i kroatit, pozicion në të cilin trajneri ka spostuar turkun Hakan Calhanoglu.

Ishim në një moment delikat pas dëmtimit të Brozovic. Asllani po rritet, por fanella e Interit është e rëndë, kështu që mendova të zgjedh Calhanoglu, pasi kishte karakteristikat për të luajtur në atë rol, të cilin po e bën mirë”, deklaroi Inzaghi.

Ndërkohë, drejtuesit e Interit do të blejnë kartonin e mesfushorit shqiptar në muajin shkurt, siç doli nga raporti i buxhetit i miratuar në mbledhjen e djeshme të aksionarëve. 4 milionë euro paguan zikaltrit për huazimin e tij nga Empoli në verë.

Sipas akordit të arritur mes drejtuesve të Interit dhe klubit toskan, 20-vjeçari do kthehet në një lojtar zikaltër sapo skuadra e Inzaghit të marrë pikën e parë në kampionat pas 2 shkurtit të vitit 2023.

Operacioni do i kushtojë nënkampionëve të Italisë edhe 10 milionë euro + 2 të tjera në formë bonusesh, me lojtarin e Kombëtares shqiptare që do vijojë të jetë pjesë e skuadrës së zemrës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...