Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO: Sulmuesi dardan i shënon dy gola Fenerbahces, por skuadra e tij mundet thellë

Jetmir Topalli i shënon dy gola Fenerbahces, por që nuk mjaftuan pwr t’i siguruar pikë skuadrës së tij, Istanbulspor. Sulmuesi “dardan” ishte ndër më të mirët në fushë në këtë derbi të Stambollit, që u fitua nga verdheblutë me rezultati 2-5.

Gjatë pjesës së parë për Fenerbahcen shënuan Batshwuayi dhe Kavehci, ndërsa në fillim të pjesës së parë Topalli përfitoi nga një pasim i lehtë i mbrojtësit kundërshtar, duke shënuar me portën e boshatisur.

Batshwauyi realizoi të dytin personal dhe të tretin për Fenerbahcen në minutën e 49-të, për të ardhur më pas te goli i dytë i shënuar nga Topalli, që falë shpejtësisë së tij përfitoi sërish nga një gabim i mbrojtjes, duke e dërguar topin në rrjetë.

Gjithsesi, në fundin e sfidës Fenerbahce shënoi edhe dy gola të tjerë me Bathwuayi dhe Valencian, për rezultatin final 2-5.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...