Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Kujtoi se simuloi, trajneri i Fenerbahces godet lojtarin e ekipit të shqiptarëve

Fenerbahce fitoi 2-5 ndaj Istanbulsporit, duke zhvlerësuar dygolëshin e Jetmir Topallit për ekipin vendas. Skuadra nga Stambolli regjistroi triumfin e katërt radhazi dhe kryeson kampionatin turk me 26 pikë të grumbulluara në 11 javë kampionat.

Titulli i mungon Fenerbahces prej vitit 2014, teksa trajneri Jorge Jesus u bë protagonist negativ ndaj ekipit kundërshtar. Një nga lojtarët e Istanbulsporit u dëmtua në një moment, por ndryshe mendoi tekniku i famshëm portugez.

68-vjeçari u afrua tek lojtari kundërshtar, e goditi lehtë dhe e ftoi të ngrihej në këmbë, duke qenë i bindur se po simulonte, edhe pse pranë tij nxitoi stafi mjekësor i Istanbulsporit për ta ndihmuar. Video është kthyer virale në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...