Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kombëtarja zhvendoset në Rrogozhinë, vijojnë përgatitjet për sfidën me Katarin

Më datë nëntë nëntor, Kombëtarja e Shqipërisë luan miqësoren e parë të muajit nëntor, atë ndaj Katarit në Spanjë. Trajneri Edy Reja edhe në këtë grumbullim, vendosi t’i besojë futbollistëve të kampionatit shqiptar ndërsa nga jashtë vjen vetëm Kristal Abazaj (Istanbulspor) dhe Arlis Shala (Drenica).

Kuqezinjtë janë zhvendosur ndërkohë në Rrogozhinë, aty ku u stërvitën në stadiumin e Egnatias teksa ditën e nesërme kombëtarja do të udhëtojë për në Spanjë, aty ku në Marbella në orën 18:30, zbresin në fushë përballë Katarit.

Kujtojmë se kjo miqësore luhet në një datë e cila nuk konsiderohet zyrtare nga ana e FIFA-s, por në plan për kuqëezinjtë janë edhe dy ndeshje të tjera, fillimisht më datë 16 ndaj Italisë dhe më pas më datë 19 ndaj Armenisë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...