Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Holandezi “zhduket” përfundimisht nga Roma, Juve e Interi jo thjesht spektatorë

Midis Rick Karsdorp dhe Romës situata është gjithnjë e më e tensionuar. Holandezi nuk u paraqit në stërvitje as dje dhe as sot. Një lëvizje që konfirmon shkëputjen totale mes palëve pas deklaratave të rënda të Mourinhos për lojtarin në lidhje me qëndrimin e tij në fushë ndaj Sassuolos.

Në pritje të sqarimit të situatës, Karsdorp ka zgjedhur linjën e ashpër për t’iu përgjigjur shpërthimit të “Special One”. Pas ftesës së Mourinhos për të gjetur një skuadër që në janar, mbrojtësi i verdhekuq duket se ka lëvizur menjëherë në këtë drejtim. Jo më kot ai i është përgjigjur negativisht ftesës për të vijuar stërvitjen në Trigoria.

“Ne do të kërkojmë zgjidhjen më të mirë, por më e rëndësishmja është e mira e Romës”, tha drejtori i përgjithshëm i verdhekuqve, Tiago Pinto, para ndeshjes kundër Torinos. Mouriho nuk e grumbulloi dhe holandezi mori para kohe pushimet.

Që atëherë, Karsdorp është zhdukur nga qarkullimi, duke nxitur thashethemet e merkatos. Interi dhe Juventusi nuk janë spektatorë të thjeshtë, gjithashtu Lyon dhe Olympique Marseille në Ligue 1. Në Trigoria tashmë janë të bindur se nuk do ta shohin më holandezin.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...