Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Efekti bashkues i futbollit, fansat iranianë të ekzaltuar festojnë me gazetarin izraelit

Turma e ekzaltuar e tifozëve iranianë e festoi fitoren 2-0 ndaj Uellsit me një gazetar izraelit, që ishte në transmetim “live”. Ultrasit e Iranit madje e ngritën peshë gazetarin Uri Levy, diçka e pazakontë mes qytetarëve të dy vendeve.

Izraelitët në Kupën e Botës në Katar deri më tani janë pritur ftohtë. Videot në mediat sociale kanë treguar tifozë arabë të futbollit nga vende të tilla si Libani, Tunizia dhe Algjeria, që u shmangen gazetarëve izraelitë që përpiqen t’i intervistojnë.

“Është Lindja e Mesme, është e pamundur të përshkruash atë që po ndodh, mund ta urresh ose ta duash, por nuk ka asgjë si ajo që po ndodh tani, është e papërshkrueshme”, – tha Levy.

Dhjetëra tifozë iu afruan Levy-t duke vendosur shenjën e paqes dhe kapele dhe syze dielli me flamurin iranian në kokë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...