Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

PSG/ Skriniar në pikëpyetje, parizienët kanë gati “planin B”

Paris Saint-Germain vazhdon të mendojë për Milan Skriniar, por negociatat për rinovimin e kontratës mes mbrojtësit sllovak dhe Interit e bëjnë më të komplikuar këtë hipotezë.

Gjithsesi, kampionët e Francës nuk heqin dorë nga Skriniar dhe do të provojnë deri në fund, por gjithçka mund të vendoset këtë javë.

Kjo pasi, Inter pret një përgjigje përfundimtare nga mbrojtësi sa i përket rinovimit dhe tashmë “topi” kalon nga ish-mbrojtësi i Sampdoria-s.

Por, PSG ka gati edhe “Planin B”, por është shumë i kushtueshëm.

Bëhet fjalë për mbrojtësin i cili po shkëlqen në Katar2022, Josko Gvardiol.

Mediet franceze raportojnë se drejtuesit e parizienëve do të provojnë të negociojnë çmimin e kartonit të kroatit që tani ka shkuar rreth 100 milionë euro.

Natyrisht, Gvardiol është tani në qendër të vëmendjes dhe për të interesohen disa skuadra dhe konkurrenca nuk është aspak e lehtë, por në vitet e fundit, PSG ka treguar se gjen gjuhën e përbashkët me objektivat për ti sjell në skuadër.

Për momentin, për shërbimet e Gvardiol interesohen edhe Real Madrid dhe Manchester City dhe tani gara për Josko Gvardiol do të jetë kryefjala e merkatos dhe skuadrat e interesuara do të nisin tratativat e para që në muajin janar.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...