Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ish-drejtori i Romës akuzon Juventusin: Ndihem i tradhtuar, humba një kampionat me 87 pikë

Klubi i Juventus është vendosur në qendër të akuzave në lidhje me aspektin financiar dhe bilancet e publikuara të cilat pretendohen të jenë të falsifikuara teksa si pasojë u tërhoq Andrea Agnelli me të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Në mediat italiane, përflitet gjithnjë e më shumë për një dënim të “Zonjës së Vjetër” me Prokurorinë që vijon hetimet. Tashmë, edhe kundërshtarët e Juventus në sezonet e fundit kanë nisur të “ngrenë zërin” me pretendimin se bardhezinjtë kanë përfituar padrejtësisht në kampionat.

Së fundmi, ish-drejtori i Romës, Ëalter Sabatini thekson se ndjehet i tradhtuar pasi mësoi problemet ekonomike të Juventus, pasi nga krahu tjetër, ai bënte një luftë të ndershme sportive kundër torinezëve.

“Çfarë mendoj në lidhje me problemet e Juventus? Ndjehem i tradhtuar, sepse ndërkohë që Juventus fitonte në fushë, në aspektin e menaxhimit po bënte padrejtësitë që tashmë dolën në shesh. Unë humba një kampionat me Romën, sezon në të cilin skuadra ime grumbulloi 87 pikë”, u shpreh Sabatini për Corriere Dello Sport.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...