Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ “Shtyrje e pastër, faull sade”, Klopp i zemëruar me gjykimin

Viti 2023 nisi keq për Liverpoolin, që u mposht 3-1 përballë Brentfordit, duke regjistruar humbjen e pestë në 17 javë kampionat.

“The Reds” kanë humbur shumë nga shkëlqimi i viteve të fundit dhe po përballen me vështirësi në Premier League.

Arsenali kryesues po “fluturon” dhe është 15 pikë larg, madje me një ndeshje më pak se skuadra e Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman protestoi për golin e tretë të Brentfordit, i nisur nga një faull i pastër sipas tij.

Goli i tretë erdhi pas një shtyrjeje sade. Kur po vrapon dhe merr një shtyrje nga pas, atëherë ti e humbet kontrollin dhe rrëzohesh. Ishte faull sade!

 

Ka një arsye pse ata ishin më mirë në goditjet standarde pro sesa kundër. Ata kanë bërë gjëra në zonën tonë që zakonisht nuk lejohen.

Në fillim të sezonit zhvilluam një mbledhje në lidhje me faullet brenda zonës. Na siguruan që arbitrat do vërshëllenin shtyrjet, por nuk po ndodh kështu”, u shpreh Klopp.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...