Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Gjuajta gruan me shkelma”, nën hetim trajneri që mori pjesë në Katar 2022

SHBA zhvilloi një Botëror pozitiv. Skuadra e drejtuar nga Gregg Berhalter dhuroi një futboll të bukur, kaloi fazën e grupeve, por u eliminua nga Holanda në raundin e 1/8-ve.

Trajneri i kombëtares amerikane është bërë subjekt i një hetimi nga Federata e Futbollit të SHBA për një ngjarje që ka ndodhur 32 vite më parë!

Ishte viti 1991 kur ai ushtroi dhunë fizike ndaj së dashurës, e cila më vonë u bë edhe bashkëshortja e tij. Gregg ka pranuar akuzat për goditje me shkelma ndaj Rosalind.

Në vjeshtën e vitit 1991, unë takova shpirtin tim binjak. Sapo kisha mbushur 18 vjeç, isha student në kolegj kur takova Rosalind. Një natë, duke pirë në një lokal lokal ajo dhe unë u grindëm.

Sherri vazhdoi edhe jashtë. Unë e godita me shkelma. Nuk ka asnjë justifikim për veprimet e mia. Ishte një moment i turpshëm për të cilin jam penduar edhe sot e kësaj dite“, u shpreh trajneri nga New Jersey.

Pozicioni i Berhalter në stolin e Kombëtares është lëkundur. Fati i tij do mësohet në ditët në vijim. Ai dhe gruaja e tij kanë festuar së fundmi 25 vjetorin e martesës, dhe kanë katër fëmijë. Në të kaluarën u ndanë për shtatë muaj para se të pajtoheshin përsëri.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...