Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Tension në kampin e Bayern Munich, trajneri Nagelsmann kundër lojtarëve

Bayern Munich vijon të udhëheqë Bundesligën në kuotën e 37 pikëve, por pas tre barazimeve radhazi, bavarezët ndjejnë shumë pranë skuadrat konkurrente si Union Berlin, Leipzig, Borussia Dortmund apo edhe Freiburg. Trajneri i rekordmenëve të Gjermanisë, Julian Nagelsmann e tregon hapur pakënaqësinë në lidhje me performancën e disa prej yjeve të skuadrës teksa sipas shtypit vendas, në stërvitjen e fundit nuk kanë munguar edhe tonet e larta.

Tekniku ia ka bërë të qartë në stërvitje lojtarëve se janë duke zbritur në fushë shumë të relaksuar dhe me mendjen se e kanë të sigurt suksesin. “Është një problem që e kemi folur disa herë dhe disa prej jush vijojnë të gabojnë. Pasimet në fushë nuk janë të zgjuara”, ishin fjalët e Nagelsmann në stërvitjen e fundit.

Së fundmi, trajneri 35-vjeçar është nervozuar edhe me Serge Gnabry i cili në ditën e pushimit vendosi të largohej nga Gjermania për të ndjekur Javën e Modës në Paris. Një mentalitet që Nagelsmann nuk mund ta tolerojë në asnjë formë, ndërsa situatën po e ndjekin me shumë vëmendje edhe drejtuesit e klubit.

Për momentin, posti i trajnerit Nagelsmann nuk është i rrezikuar, mirëpo emri i Thomas Tuchel ka nisur të qarkullojë si një opsion i mundshëm për Bayern Munich pasi tensionet janë gjithnjë e duke u shtuar në kampin bavarez.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...