Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

VIDEO/ Mbrëmje “jo” për Mbappenë, humb dy herë 11-metërshin dhe nuk shënon me portën bosh

Mbrëmje për t’u harruar për Kylian Mbappénë. “Ylli” i Paris Saint-Germain humbi një 11-metërsh gjatë ndeshjes kundër Montpellier, që nuk ka shije të mirë të tifozët e skuadrës pariziene.

Goditja e parë e 24-vjeçarit u prit nga Lecomte, por u cilësua e parregullt pasi portieri kishte kaluar vijën e portës. Mirëpo as në gjuajtjen e dytë Mbappe nuk u tregua i saktë, madje me portën e boshatisur e dërgon topin shumë lart mbi tra.

Dhe si të mos mjaftonte ajo që ndodhi, sulmuesi francez u detyrua të linte fushën 10 minuta më vonë për arsye dëmtimi, duke u zëvendësuar nga Ekitike.

Në minutën e 35-të realizoi Messi, por ndërhyri sistemi VAR për pozicion jashtë loje. E njëjta gjë ndodhi edhe më Hakimin në minutën e 52-të, që gjeti rrjetën, por në mënyrë të parregullt.

Gjithsesi nuk do të vononin shumë golat për PSG-në. Në minutë e 55-të e zhbllokoi takimin spanjolli Fabian Ruiz.

Për të ardhur më pas te minuta e 72-të, kur Ruiz asistin për Messin, që nuk fal, duke thelluar epërsinë në 0-2.

Montpellier ngushtoi diferencën në minutën e 89-ë me Nordin (1-2).

Gjithsesi, sapo nisi shtesa Parisi realizoi golin e rezultatit përfundimtar 3-1.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...