Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barcelona piketon adoleshentin brazilian si pasues të Lewandowskit

Vítor Roque është objektiv i Barcelonës për të pasuar Robert Lewandowskin. Informacioni bëhet i ditur këtë të premte nga “El Mundo Deportivo”, ku thuhet se sulmuesi 17-vjeçar i Athletico Paranaenses është në listën e katalanasve për sezonin e ardhshëm, pasi shihet si një zgjidhje për të zënë vendin e polakut.

Sipas të njëjtit burim, një prej përfaqësuesve të futbollistit pritet të udhëtojë drejt Barcelonës për të biseduar me drejtuesit e “Blaugranave”, pasi Vítor Roque, për të cilin ka interes edhe nga klube të tjera, si PSG dhe Chelsea, u jep përparësi katalanasve.

Sezonin e kaluar, i riu brazilian (pjesë e përfaqësueses së të rinjve të Brazilit) shënoi shtatë gola dhe dha tre asistime në 36 ndeshje për ekipin e parë të Athletico Paranaenses.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...