Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Përgjimet e reja, Cherubini: Edhe nëse blinim një qen, do ta paguanim 3.5 milionë

Dalin në dritë përgjimet e reja nga hetimet e autoriteteve italiane, që kanë shkaktuar tronditje brenda futbollit italian, me pasoja të pashmangshme nga pikëpamja sportive. Subjekt i përgjimeve të reja janë tashmë ish-drejtuesit kryesorë të Juventusit, të cilët dhanë dorëheqjen në fund të nëntorit (përveç Cherubinit).

Fragmentet e reja raportohen nga “Corriere della Sera” dhe më i rëndëshmi ka të bëjë me të ardhmen e Federico Chiesas.

Cherubini thotë se profili i Federico Chiesa nuk duket si profili i një lojtari që mund të qëndrojë për shumë vite tek Juvja, pasi përfaqësuesit e tij kërkojnë rritje të konsiderueshme page.

Një tjetër regjistrim i referohet një telefonate mes Andrea Agnellit dhe John Elkann, në lidhje me një rikthim të mundshëm të Alessandro Del Pieros ne rangje drejtuese.

“Më i keqi ynë – tha Cherubini – fiton si më të mirët e Atalantës. Zapata merr 1.8 milionë… po të blinim një qen do t’i jepnim 3 milionë e gjysmë.

Ne ishim arrogantë në tregun e transferimeve, sepse Fabio (Paratici) i 5 viteve më parë nuk e merrte Higuain 90 milionë, do të merrte Gabriel Jesusin 10 dhe do t’ia çonte vlerën 90 milionë”.

Ka vend edhe për një opinion nga Maurizio Arrivabene për projektin Juventus Next Gen, skuadra që luan në Serie C.

“Ideja që krijova është se kemi krijuar një bandë… Nuk dinim më ku t’i vendosnim lojtarët. Nuk ka fare besim te Di Fede (Cherubini) për skuadrën U-23 vjeç, ai ka një qasje shumë emocionale.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...