Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Besa rikthehet te fitorja, Apolonia shtanget nga Turbina

Besa e Kavajës kthehet te fitorja në kampionatin e Kategorisë së Parë pas dy barazimeve dhe një humbjeje në tri sfidat e fundit. Skuadra kavajase mposhti 2-0 Besëlidhjen e vendit të fundit dhe shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e pestë, vetëm tri pikë më pak se Flamurtari i vendit të dytë.

Në këtë takim të javës së 15-të të luajtur në Berat vendosën golat e Onuh dhe Hoxhës. I pari u shënua në fundin e pjesës së parë, ndërsa finalizimi që vulosi suksesin e kavajasve u realizua sapo nisi koha shtesë.

Rezultat paksa befasues në sfidën tjetër të zhvilluar mes Turbinës dhe  Apolonisë, e mbyllur me fitoren minimale të skuadrës cërrikase me golin e Jusuf në minutën e 58-të. Turbina me këtë fitore la pas në vendin e fundit Besëlidhjen, ndërsa Apolonia, me 17 pikë të grumbulluara, duhet të mendojë ende për mbijetesën.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...