Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

“Mbreti Luan” tërhiqet nga futbolli, “var këpucët në gozhdë” në moshën 37-vjeçare!

Fernando Llorente e mbyll me futbollin e luajtur teksa tërhiqet nga fushat e blerta në moshën 37-vjeçare. “Mbreti Luan” ashtu siç njihet në Spanjë luajti së fundmi me Eibar, por në këtë sezon mbeti pa skuadër dhe në fund vendosi të mos i rikthehet më profesionin të tij. Karriera e Llorentes ka qenë mjaft e pasur duke qenë se është aktivizuar me klube prestigjioze në Spanjë, Itali apo edhe Angli.

Juventus, Sevilla, Napoli, Tottenham janë disa nga klubet në të cilat spanjolli ka lënë gjurmët e tij, por sigurisht një vend më special mban Athletic Bilbao.

Klubi bask ishte ekipi i parë për Llorenten dhe ai që e promovoi në skenat e mëdha europiane, teksa për baskët, sulmuesi numëroi 262 prezenca duke shënuar edhe 85 gola teksa u shndërrua në një idhull të tifozerisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...