Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Rrahmani: Zhvilluam një ndeshje të mirë, kemi potencialin për të shkuar në fazën e grupeve

Autori i golit të parë, Rrahmani foli për “SuperSport” pas sfidës ndaj Larne dhe u shpreh shumë i lumtur për këtë sukses dhe tregoi se beson te faza e grupeve të UEFA Conference League.

Ndeshja? Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, e dominuam kundërshtarin dhe kjo tregon se kemi një karakter shumë të fortë. Sonte gjetëm ritmin e duhur dhe ne besojmë dhe duam përsëri të shkojmë në fazën e grupeve.

Lexo edhe:

Ndeshja e kthimit? Natyrisht në transfertë nuk do të jetë e njëjta atmosferë. Por, nuk duhet të mendojmë për këto, pasi ne shkojmë me tre gola epërsi dhe me ndeshjen që treguam sonte përse të mos fitojmë edhe atje.

Faza e grupeve? Patjetër që ne e kemi potencialin për të shkuar në fazën e grupeve. Tashmë ne kemi eksperiencën e duhur, skuadra është përforcuar më shumë dhe mendoj se i kemi komponentët për të përsëritur historinë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...