Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

E zbulon për herë të parë, Mourinho tregon pse u larguan De Bruyne dhe Salah nga Chelsea

Jose Mourinho ka shkruar historinë në Londër me Chelsean duke e udhëhequr skuadrën në dy epoka të ndryshme dhe duke i dhuruar tre tituj të Premier League. Portugezi ia doli në perfeksion t’i transformonte “Blutë e Londrës” në një prej klubeve me më shumë ndikim në Premier League dhe jo vetëm.

Megjithatë, gjatë periudhës së tij në Londër, 60-vjeçari është kritikuar jo pak herë për faktin se bëri të largoheshin nga skuadra dy talente si Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah, të cilët shkëlqyen në vitet pasardhëse.

Lexo edhe: 

Në një podcast, Mourinho zbuloi për herë të parë arsyen e largimit të De Bruyne dhe Salah nga “Stamford Bridge”. Tekniku aktual i Romës, theksoi se në atë kohë bëhej fjalë për lojtarë ende të papjekur të cilit nuk kishin durimin për të pritur momentin e tyre.

“Të them të drejtën, Salah dhe De Bruyne u larguan sepse kështu preferuan. Nuk pritën momentin e tyre. Historia tregoi se ata u shndërruan në lojtarë të shkëlqyer, arritën standarte të larta dhe të gjithë e dimë tashmë se çfarë karrierë realizuan.

Por, në atë periudhë ishin fëmijë që morën një vendim të nxituar sepse nuk kishin durimin që të prisnin momentin e tyre. Në atë fazë ata thjesht nuk ishin të qetë dhe të durueshëm. Rezultoi se morën vendimin e duhur, por shumë të rinj marrin vendimet e gabuara sepse nuk presin kohën e duhur. E di që shumë mendojnë se ata të dy i largova unë, por kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh Mourinho.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Kategoria Superiore

Teuta prek Final 4-ën e titullit kampion. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten...