Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“UEFA Development U16” në Shqipëri/ Kuqezinjtë kundër Kosovës, San Marinos dhe Belizes

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë turneun europian të grup moshës U16 “UEFA Development” për djem. Ky turne do të zhvillohet në vendin tonë në datat 1-7 mars. Dhe të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Përveç Shqipërisë U16 në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Kosovës U16, San Marino U16 dhe Belize U16. “UEFA Development” është një turne zhvillimor që i jep mundësinë kuqezinjve të vegjël të matin forcat me bashkëmoshatarët e tyre.

Lexo edhe:

Për ekipin e drejtuar nga trajneri Ardi Behari do të jetë një mundësi shumë e mirë për të treguar vlerat në fushën e lojës. Sa i përket kalendarit, ndeshjet e para të këtij turneu do të zhvillohen në datën 2 mars.

Takimi i parë i ditës në “Shtëpinë e Futbollit”, do të jetë San Marino-Kosova (11:30). Më pas, Shqipëria do të përballet me Belizen (14:30).

Ndeshjet e dyta më 4 mars. Sfida e parë do të jetë Belize-San Marino (11:30), ndërsa Shqipëria dhe Kosova do të përballen së bashku në 14:30.

“UEFA Development U16” do të ulë siparin më 7 mars. Sfida e parë Kosovë-Belize (11:30). Më pas kuqezinjtë kundër San Marinos (14:30).

Kalendari i plotë i ndeshjeve

San Marino-Kosovë                    02.03.2024                    Shtëpia e Futbollit, ora 11:30

Shqipëri-Belize                           02.03.2024                    Shtëpia e Futbollit, ora 14:30

Belize-San Marino                      04.03.2024                    Shtëpia e Futbollit, ora 11:30

Shqipëri-Kosovë                         04.03.2024                    Shtëpia e Futbollit, ora 14:30

Kosovë-Belize                             07.03.2024                    Shtëpia e Futbollit, ora 11:30

Shqipëri-San Marino                 07.03.2024                    Shtëpia e Futbollit, ora 14:30

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...