Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Milani mjaftohet me fitoren 2-0 ndaj Craiovës

Milani bën detyrën mposht 2-0 rumunët e Universitateas së Craiovës dhe kualifikohet në fazën play-off të Europa League me rezultat të përgjithshëm 3-0 pas suksesit 1-0 në sfidën e parë. Në San Siro, Milani shfrytëzoi entuaziasmin e tifozëve që kishin mbushur shkallët e stadiumit për të regjistruar një tjetër fitore ndaj Craiovës. Përpara rreth 70 mijë tifozëve, pa emra të rëndësishëm të blerë në këtë merkato si Bonucci e Biglia të cilët nuk u përfshinë në listën e Europa League për turin e tretë, Milani i vendosi shumë shpejt fatet e kualifikimit. Në minutën e  9-t, Giacomo Bonaventura, përfitoi nga një dalje jo e mirë e portierit të Craivoës  Calencea dhe përfitoi nga një top i mbetur në zonë duke goditur saktë për epërsinë e kuqezinjëve. Pavarsisht ndonjë përpjekje të skuadrës rumune, Milani ishte më lart se kundërshtari dhe iu afrua në disa raste golit të dytë të cilin e gjeti në fillimin e pjesës së dytë me sulmuesin e talentuar të dalë nga akademia e Milanit, Patrick Crutone i cili vulosi fitoren dhe kualifikimin e kuqezinjëve.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...