Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Albi Alla rinovon me Kukësin

Përfundon me një fund të lumtur për Kukësin telenovela Albi Alla. Mbrojtësi 24-vjecar i cili u kthye në një cështje te klubi verilindor gjatë kësaj vere, ka firmosur një kontratë të re 1-vjecare me kampionët e Shqipërisë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Alla i cili gjatë kësaj periudhe është stërvitur me klubin e Superligës greke Ael Larissa vendosi të rikthehej te Kukësi pas bisedimeve të shumta dhe tashmë ka nënshkruar një marrëveshje të re me verilindorët të përmirësuar ndjeshëm në aspektin ekonomik. Lojtari shumë shpejtë do t’i bashkohet skuadrës në Ohër të Maqedonisë aty ku nën drejtimin e trajnerit serb Mladen Milinkovic, kampionët po vazhdojnë përgatitjet për sezonin e ri.

Me rikthimin e Allës edhe në edicionin 2017-2018 katërshja titullare e prapavijës së Kukësit do të jetë po e njëjta me kapitenin Hallaci në krahun e djathtë, Shametin e Allën në qëndër dhe Rrumbullakun në të majtë. Albi Alla u largua nga Kukësi në përfundim të sezonit të kaluar duke krijuar shumë polemika për zgjedhjen që bëri, pasi te Kukësi pretendonin që mbrojtësi pogradecer kishte kontratë me ta edhe për ndeshjet e Kupave të Europës dhe në fakt gjithcka rezultoi e vërtetë. Në pamundësi për të firmosur me Ael Larissan mbrojtësi zgjodhi të rikthehej te verilindorët me objektivin për të fituar të tjerë trofe me Kukësin dhe për të nisur gjithcka nga e para me Allën dhe drejtuesit e klubit kampion që tashmë i kanë harruar të gjitha episodet e pakëndshme që kanë ndodhur gjatë verës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...