Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Spektakël në Lyon, Liga e Parë dhuron emocione

Nëse spektakli në Liguen e parë pritet nga PSG dhe Monaco, nuk duhet të zhgenjeheni kur një nga sfidat më të bukura e dhuron përabllja midis Olimpikut të Lionit dhe Bordos. Në Groupama skuadrat dhurpjnë spektakël në fushë, por në fund ndahen në barazim duke marë nga një pikë. Dy fitoret në javët e para kishin rritur entuziazmin tek Lioni, që e nis furishëm sfidën, madje duke krijuar idenë e një tjetër suksesi të lehtë. Që në minutën e 10 është Nabil Fekir që con peshë stadiumin me një supergol, një perlë e tij nga rreth 50 metra. Festojnë tifozët feston dhe trajneri Genesio në stol që shumë shpejt ndoshta mendon për llogari të mbyllura. Në minutën e 23 është hollandezi Tete që con rezultatin në 2-0, për të përforcuar akoma më shumë idenë e një sfide të mbyllur. Por miqtë nuk dorëzohen, teksa protagonist në pjesën e parë bëhet spanjolli Sergi Darder që në harkun e 3 minutash mer dy të verdha për të lënë me një futbollist më pak Lionin. Bordoja shfrytëzon superioritetin numerik teksa në dhomat e zhveshjes shkon me një gol që rihap llogaritë. Në minutën e 41 është brazialiani Malcolm që ngroh të besuarit Gourvenec. Nga dhomat e zhveshje Lioni del me besimin që mund të bëjë gjithcka mirë edhe në inferioritet, me Bertrand Traore që tregon klasin e tij. 10 milion eurot e shpenzuara për të duket se ia vlejtën, pasi jo vetëm ishte më i miri në fushë, por shënoi edhe golin e 3 duke krijuar imazhin e një sfide të mbyllur. Megjithatë miqte tregojnë forcë karakteri pasi arrijnë të reagojnë në mënyrën e duhur. Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt është danezi Lerager që rihap llogaritë dhe në kohën shtesë është sërish Malcolm që me golin e dytë personal dhe të tretin e mbrëmjes vulos rezultatin. Një pasdite emocionuese në Lion por që në fund nuk dhuron asnjë fitues.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...