Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Juve: Marchisio jashtë fushe për një muaj

Juventusi humbet shërbimet e Claudio Marchisios për një muaj. Mesfushori bardhezi është duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore në Barcelonë për shkak të problemeve që ka shfaqur në gjurin e majtë, për të cilin një vit më parë iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Ka lindur nevoja që futbollisti t’i nënshtrohet një terapie specifike dhe një regjimi intensiv për përforcimin e muskujve. Për këtë arsye nuk do të jetë disponibël për 3ose 4 javët e ardhshme”, lexohet në komunikatën per shtyp te klubit juventin.

Marchisio do të mungojë kështu në transfertën e Barcelonës për takimin e planifikuar në 12 shtator të Champions League. Ndërsa në kampionat do të humbasë transfertën  në Marassi përballë Genoas, gjithashtu nuk do të jetë i pranishëm në sfidën kundër Chievos, asaj  ndaj Sassuolos dhe Fiorentinës si dhe do të mungojë në derbin ndaj Torinos. Rikthimi i tij pritet të jetë brenda datës 27 shtator në ndeshjen e dyte të Champions përballë Olympiacos.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...