Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Juventusi refuzon 160 milionë euro për Dybalan

Juventusi refuzon një megaofertë të Barcelonës për Paulo Dybalan vetëm një ditë para skadimit të afatit të merkartos verore. Sipas Corriere Dello Sport klubi katalan ka vënë në dispozicion të bardhezinjtë plot 160 milionë euro, por drejtuesit e kampionëve të Italisë ka kthyer përgjigje negative, me Dybalan që do të mbetet i Juventusit të paktën edhe për një sezon. Blaugranat të dëshpëruar nga humbja e Neymar, që u ble nga Paris Saint Germmainn për shumën rekord të 222 milionë eurove, këmbëngulën për talentin argjentinas, që vlerësohet shumë edhe nga Lionel Messi, por bardhezinjtë rezistuan deri në fund për të mos e humbur 23-vjecarin.

Mediat italiane mësojnë se presidenti i Barcelonës i ka telefonuar personalisht homogolut të të tij të Juentusit, Andrea Agnelli, por as kjo përcapje nuk pati rezultat.

Drejtuesit juventinë pavarësisht shumës stratasferike të ofruar nga Barca, nuk kanë hezituar në asnjë moment për t’i përgjigjur negativisht, për faktin se Dybala konsiderohet një nga elementët më të rëndësishëm të projektit bardhezi, për të sotmen dhe të ardhmen.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...