Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E paralajmëroi për Supersport, Nica largohet nga Laçi

Stavri Nica nuk do të jetë më trajner i Laçit dhe vendin e tij do ta marrë trajneri vlonjat Gentjan Mezani. Kështu, trajneri durrsak bëhet i pari trajner i larguar nga ekipet e Superiores, pas vetëm 270 minutash kampionat. 67 vjeçari paralajmëroi për Supersport se do të shikojë pozicionin e tij, menjëherë pas humbjes me rezultatin e thellë 3-0 në Kukës.

“Janë larguar futbollistë pa u konsultuar dhe kanë ardhur lojtarë të tjerë pa përgjegjësi. Futbollistët e ardhur në verë, flenë nëpër hotele dhe unë stërvit të rinjtë e Laçit, ndaj do të shoh pozicionin tim”, u shpreh Nica pas humbjes në ‘Zeqir Ymeri’. Nica mori drejtimin e skuadrës kurbinase në muajin prill dhe arriti të bëjë një mbylljë fantastike të sezonit, duke ia dalë të mbajë Laçin në Superligë.

Gentian Mezani ka marrë menjëherë drejtimin e ekipit dhe do të debutojë me Laçin, në ndeshjen e Kupës së Republikës, ndaj Sopotit të Librazhdit. Vlonjati e ka nisur karrierën si trajner i moshave te Flamurtari, ndërsa më 25 tetor të 2016-ës, mori drejtimin e ekipit të parë, duke zëvendësuar Gugash Maganin. Aventura e tij te vlonjatët zgjati rreth katër muaj, për t’i lënë vendin trajnerit aktual të Flamurtarit Shpëtim Duro.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...