Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia-Flamurtari, rikthen Duron në Shkodër

Vitet kalojnë por sfida Vllaznia-Flamurtari vazhdon të mbetet një nga përballjet më të forta të futbollit shqiptar. Dy shkolla të ndryshme futbolli që kanë frymëzuar breza të tërë këtë të enjte do të sfidojnë njëra tjetrën në duelin e parë sezonal të Kategorisë Superiore. Trajneri Shpëtim Duro rikthehet si ish në qyteytin verior, aty ku pas barazimit dramatik të 5 viteve më parë me rezultatin 3-3 kërkoi largimin nga kuqeblutë.

Por kohët kanë ndryshuar dhe në javën e 5 , “Loro Boriçi” d të hapë dyert për 90 minutëshin e radhës me dy skuadrave që këtë sezon kanë objektiva të ndryshëm edhe pse vijnë në këtë sfidë pas rezultateve zhgënjyese. Vllaznia ka ende shije të hidhur pas humbjes në Laç ku trajneri Cungu nuk arriti të dilte me pikë pavarësisht lojës bindëse, ndërsa Flamurtari u ndal në barazim pa gola kundër Luftëtarit ku ndryshe nga shodranët, nuk dha shenja pozitive në lojën e tij. Vendasit kanë luksin e zgjedhjeve në formacion pasi grupi është i plotë por në Shkodër vazhdon të ndihet mungesa e një qëndërsulmuesi me peshë. Ky mund të jetë problemi më i madh në radhët e skuadrës veriore që pas 3 javëve rresht pa asnjë fitore, kërkon të marrë 3 pikët për t’u larguar përkohësisht nga zona e rrezikut. Ndryshon situata për Flamurtarin që ka rikuperuar mesfushorin 28-vjeçar Useini dhe ka në organikë lojtarë më të spikatur për të zgjidhur ndeshje kaq të komplikuara.

Sezonin e kaluar skuadrat nuk ndanë asnjë barazim në përballjet mes tyre ku shkodranët fituan tre sfids kundrejt 1 të vlonjatëve por dueli i së enjtes ndryshon shumë nga ato 4 përballje pasi Flamurtari ka ndryshuar një pjesë të madhe të organikës dhe do të kërkojë në Shkodër një fitore për t’u rikthyer te rezultatet pozitive për të synuar zonën eurpiane. Një klasike pa favoritë por e gjitha për t’u shijuar në Supersport duke nisur që prej orës 14:00 të ditës së enjte.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...