Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari për të thelluar rekordin ndaj Kamzës

Luftëtari ka mundësinë për të vijuar ecurinë e mirë pasi do të presë në shtëpi Kamzën, një kundërshtar që ka si objektiv mbijetesën. Por pavarësisht ambicies minimale të skuadrës së ardhur nga Kategoria e Parë, kundërshtari meriton respekt për përbërjen që ka dhe mbi të gjitha edhe traditën e krijuar me bluzinjtë në vitet e fundit.

Kamza ka avantazhin në 10 sfidat direkte pasi ka marë 6 fitore ndaj dy të Luftëtarit ndërkohë që në 5 ndeshjet e luajtura në Gjirokastër janë dy fitore të vendasve dhe një për miqtë. Të dyja skuadrat kanë ecuri të njëjtë përsa i përket realizimit të golave, pasi kanë shënuar 2 në 4 javët e para, me ndryshimin e vetëm që gjirokastritët kanë pësuar dy ndërsa Kamza 3.

Formacioni i Luis Curbellos mund të thellojë më tej rekordin e ndeshjeve pa pësuar gol, pasi do ta conte në 4 sfida radhazi pa pësuar në kampionat, një arritje historike pas viteve 90 për bluzinjtë. Trajneri uruguajan ka të plotë grupin në dispozicion teksa shpreson edhe në rikuperimin e formës optimale të mesfushorit Eduart Rroca. Në krahun tjetër trajneri i Kamzës Ramazan Ndreu duhet të bëjë llogaritë pa kapitenin Sebino Plaku dhe mesfushorët Argjend Mustafa e Xhuljo Mehmeti. Pavarësisht këtyre mungesave skuadra nga periferia e kryeqytetit do të kërkojë suksesin e dytë në historinë e vetë në elitën e futbollit shqiptar, pas atij të regjistruar ndaj Dinamos në sezonin e debutimit në Superiore, në tetorin e 2011.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...